Njihuni me vajzën me sindromën e rrallë të flokëve UHS që bie në sy ngado që shkon


Ruby Chapman ka sindromën e flokëve të çrregullt (UHS) – një gjendje gjenetike jashtëzakonisht e rrallë, e karakterizuar nga flokë të ngritura, të cilat rriten nga skalpi i kokës në drejtime të shumëfishta dhe janë të brishta, zakonisht të verdha.

Nëna e saj, Terri, një terapiste bukurie, pranoi se mendonte se në fillim vajza e saj kishte ndonjë problem serioz, por më vonë zbuloi se kjo sindromë njihet, është e padëmshme dhe madje edhe babai i Rudy-t ka pasur të njëjtin problem. Nëna Terri thjesht shqetësohet se si Ruby mund të ndihet për flokët e saj ndërsa rritet .

Kujdesi për flokët e Ruby-t do shumë punë.

“Kam lexuar që fëmijët me këtë gjendje mund të kenë probleme edhe me dhëmbët, kështu që ne duam të jemi të përgatitur për çdo çështje që mund të dalë përpara nesh”, tha Terri. “Dhe sigurisht, unë jam pak e shqetësuar se si do të jetë për të kur të fillojë shkollën. Ajo tashmë është mjaft e sigurt për flokët e saj – nëse njerëzit i thonë se i pëlqen ajo do të thotë‘ faleminderit’.”/TIP

Leave a Reply