Njihuni me modelin e parë albin shqiptar, që tërhoqi vëmendjen e “Vogue Italia”

Mario Prendi është modeli i parë albin shqiptar.

25-vjeçari tërhoqi vëmendjen e agjencive të modelingut duke marrë pjesë në disa projekte, dokumentarë, si figurant dhe model në revistën “Imodels” dhe ” Vogue Italia”. Ai ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria live”, ku u shpreh se “të jesh albin në Shqipëri të përball me paragjykime dhe bullizëm”.
Mario ka studiuar për drejtësi dhe aktualisht punon si këshilltar ligjor në një kompani.

Albinizmi është rezultat i ndryshimeve gjenetike që pengojnë pjesërisht ose plotësisht prodhimin e pigmentit të melaninës, që është përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës.Top Channel

Leave a Reply