




Një shqiptare 101-vjeçare kaloi pa probleme koronavirusin në Itali. Pas infektimit të familjarëve të saj në Udine, edhe e moshuara Bajame Goxhabelli rezultoi pozitive në 31 dhjetor të vitit 2020. Pavarësisht rrezikut të madh, gruaja me mbi një shekull jetë tregon për A2 se e kaloi lehtë Co vidin dhe pas dy javësh rezultoi negative.
“E kalova pa problem Co vidin, ia hodha për bukuri”, deklaron ajo. Ashtu si misteri i këtij vi rusi, po aq e habitshme është dhe fakti që 101-vjeçarja e kaloi Co vidin në shtëpi dhe vetëm me paracetamol.




Familjarët e saj thonë se nëna e tyre nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk ka përdorur asnjëherë ilaçe gjatë jetës së saj.
“Edhe nëna u prek nga korona virusi por me shumë pak problem. Me pak temperaturë, me takipirina dhe me ushqim të mirë e kaloi. Nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje dhe nuk ka përdorur ilaçe gjatë jetës së saj. Nëna ka 7 fëmijë, 15 nipër e mbesa dhe 26 stërnipër e mbesa”.




Shqiptarja 101-vjeçare nga Korça ka lindur në vitin e pa ndemisë së gripit spanjoll dhe pas 100 vjetësh përjetoi pandeminë e Covid