




Atdhe Xharavina ka tërhequr vëmendjen e publikut që në ditën e parë që iu bashkua emisionit e kjo për shumë arsye. Takimet e tij me Ana Lleshin bënë shumë bujë, por edhe pas largimit të saj nga emisioni ai ia arriti që të ishte në qendër të vëmendjes me marrëdhënien e tij me Sindin dhe Melisën.
Atdheu kur u bë pjesë e emisionit tregoi që kishte jetuar e punuar në vende të ndryshme të Europës dhe nuk e kishte asapk problem të tregonte që kishte punuar edhe në ndërtim.




Por jo vetëm kaq, pasi më vonë u zbulua se më parë ai kishte marrë pjesë në “Top Model Kosova” dhe sikur të mos mjaftonte kjo ai ishte takuar gjatë pushimeve në Shqipedhe me Olsën, autoren e emisionit ku po merr pjesë. Ky takim shtoi zërat se mes tyre mund të ketë një lidhje 3-vjeçare, por vetëm ditën e sotme Atdheu dhe Olsa kanë reaguar për herë të parë. Me ironi, ata kanë thënë se kanë 6 vite bashkë dhe jo 3, si dhe që i vjen keq që ia kanë shkurtuar vitet e romancës së tyre.




Atdheu: Mirëmëngjes, ja këtu me të dashurën duke pirë kafe.
Olsa: Po pse e nxorrën këtë mo Atdhe, nga intervista thua?
Atdheu: Më e keqja, që na kanë bërë 3 vite, ne kemi 6.




Olsa: Po pra po, 6 vite, kështu që keni gabuar. Çfarë do nxirrni tjetër?