




Naser Duli, i cili jeton në Zvicër, në Fushë Kosovë ka ndërtuar një shtëpi të bukur, e cila ka rreth 200 m2. Shtëpia e tij ka pesë dhoma të fjetjes, dy banjo dhe hapësirën qëndore të shtëpisë, që përbëhet nga pushimi aktiv, kuzhina e trepezaria.




Pronari i shtëpisë ka krijuar hapësira të ndryshme për të qëndruar në oborrin e tij. Kujdes të veçantë ai i ka kushtuar organizimit të oborrit, në kuadër të së cilit ka disa ambiente të bukura relaksi, të cilat pa dyshim se të detyrojnë të rrish në oborr.
Përdorimi i kreativitetit në rregullimin oborrit nuk ka munguar, pasi që pos luleve dhe drunjëve të gjelbër, aty ka edhe hardhi rrushi, transmeton rtv21.tv.




Në pjesën e pushimit aktiv dominon ngjyra e bardhë, e cila e kombinuar me të hirtën kanë krijuar një ambient shumë të këndshëm qëndrimi. Mobiliet cilësore dhe të përshtatshme të krijojnë një komoditet të paparë gjatë qëndrimit në këtë ambient. Duke mos përdorur shumë detaje pronari i kësaj shtëpie ka arritur që të krijojë një ambient të bukur për pritjen e miqve.




Familja Duli kanë qenë të kujdesshëm edhe në përzgjedhjen e abazhuarëve edhe pse ndriqimi në pjesën qëndrore të shtëpisë kryesisht është led. Në katin e parë të shtëpisë, Naser Duli ka përgatitur një dhomë për prindërit. Katër dhoma të fjetjes pronari i ka nxjerrur në katin e dytë të shtëpisë, ku njëra nga to është edhe për miqt.




Për të parë këto dhe më shumë shikojeni reportazhin e mëposhtëm, të realizuar në gusht të vitit 2016 nga gazetari i RTV21, Abaz Krasniqi në kuadër të ”Ma pikturo ëndrrën”./21Media



