Një në tre paсientë, në depreѕion edhe disa muaj pas shërimit nga K0VIDI


Tre muaj nga dalja nga spitali, rreth një e treta e pacientëve të shtruar me ko ronavi rus, vazhdon të vuajë nga çrregullime psikopatologjike si depr esion, ankth, pagjumësi dhe sindroma e stresit post-tra umatik.

Këto janë rezultatet e një studimi të kryer në Itali, nga ekspertët e shëndetësisë, nën koordinimin e Francesko Benedetit, psikiatër në spitalin San Raffaele të Milanos.

Depresioni në veçanti, është ai që zgjat më shumë në kohë dhe shkalla e tij është e lidhur ngushtë me intensitetin e gjendjes inflamatore që pason format e rënda të koronavirusit, edhe për muaj të tërë pas shërimit. Lajmi i mirë është se pacientët me këto forma depresive, reagojnë mirë ndaj terapive psikologjike dhe farmakologjike në dispozicion.

Studimi është vijim i një kërkimi të publikuar më herët, që kishte folur për të parën herë për pasojat psikiatrike të koronavirusit, një muaj nga dalja nga spitali. Në bazën e intervistave klinike dhe pyetësorëve, janë ekzaminuar simptomat psikiatrike të 226 pacientëve, deri në tre muaj nga trajtimi në spital për forma të rënda të ko ronav irusit. Prej tyre, 36 për qind, ose një pacient në tre, ka simptoma psikologjike.

Leave a Reply