




Veza për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminave është cilësuar si një nga ushqimet më të shëndetshme. Nëse dietës suaj të përditshme i shtoni një kokërr vezë ja përfitimet që do të merrni:
Përmirëson shëndetin e trurit
Vezët janë të pasura me kolinë, vetëm një vezë në ditë mund t’ju japë 35% të nevojave të përditshme për këtë element. Kjo lëndë ushqyese është e rëndësishme për shëndetin e trurit dhe parandalon sëm. undjet neurologjike të tilla si sëm. undja Alzheimer apo çmendurinë.




Parandalon kan. ce rin e gjirit dhe sëm. undjet e zemrës:
Departamenti Ushqimit në Universitetin e Karolinës së Veriut ka kryer një studim që tregonte për përfitimet e dobishme të vezës në shëndetin e zemrës. Sipas këtij studimi rezultoi se një vezë në ditë mund të parandalonte sëm. unjdet e zemrës dhe rrez. ikun e shfaqjes së kan. ce rit të gjirit.




Ju ndihmon të bini në peshë:
Edhe pse shumica e njerëzve mendojnë se përmbajtja e lartë e yndyrës në vezë mund t’i shëndoshë, në fakt nuk është e vërtetë. Veza është një nga ushqimet më të mira që ndihmon në dj. egien e yndyrës në bark.
Një kokërr vezë në mëngjes do t’ju japë proteinat e nevojshme dhe do t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë.




Forcon kockat dhe muskujt:
Vezët janë një nga burimet e rralla të vitaminës D, e cila në kombinim me kalciumin forcon ko ckat dhe parandalon osteoporozën. Veza përmban proteina të cilat janë të balancuara dhe të përsosura për ndërtimin e muskujve të fortë dhe rinovimin e indeve të muskujve.
Përmirëson shëndetin e syve:




E verdha e vezës përmban antioksidantë të fuqishëm, lutein dhe zeaxantinë, elementë këto mjaft të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit të syve.