




Një nga gjërat që ngjall më shumë kuriozitet në rrjet janë çiftet që nuk i kanë ditur më parë.
Kjo ndoshta lidhet edhe me faktin se ata shpesh i mohojnë lidhjet, por në fund kapen duke publikuar foto nga i njëjti vend si për të ndezur imagjinatën dhe kuriozitetin e të tjerëve.




Që nga dje, çifti më i ri që është vënë në piketë nga rrjeti është aktori vlonjat, Romeo Veshaj dhe vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit, Aleksia Peleshi.
Dje dyshja ndanë në Instastory foto nga i njëjti vend. Për më tepër, Aleksia publikoi në rrjetet sociale foto në makinë dhe mashkulli pranë saj u spikat si Romeo. ama detaje të reja dalin në dritë nga vëzhgimi i posteve në Instagram. Aleksia ka postuar një foto ku shfaqet me një kostum të ideuar nga linja e moderatores, Bora Zemani në Instagram duke konfirmuar kështu se marrëdhënia mes çiftit tashmë është edhe më familjare.




Kujtojmë që Bora është e dashura e vëllait binjak të Romeos, Donaldi, e cila më herët ka pasur raporte shumë të mira edhe me ish-kunatën, Jonida Maliqin. /albeu.com/