Nga: Çun Lajqi“Ah ѕа mjerim kur po ѕhkoj veç n’tualet!

Vetëm për juve Me të gjitha gazepet që ndjen shpirti im, nga ky virus brejtës do t’thosha unë, që blua mi ka mushknitë për nji muej ditë, e bukur fort damtua melqinë, po gjejë forcë (tue i shtrengua dhamtë e blemë të dentisti), t’iu shkruej që ta dini:

Se qeveritë e kalueme, këtu paskan pasë çua ministra me dalë n’fotografi, paraprakisht tue i çua gazetarët me i filmua, e në mbramje, ne me i pa n’TV-të tona, se sa shumë janë tue investua n’mjekësi ministrat xheparosha!? Por, çuditërisht, rezultatet i paskan pasë marrë “gabimisht”me vete si dukët, ose eurot, që thojshin jemi tue i investua n’shendetin e popullit, se m’besoni, pos shpirtit humanitar të shqiptarit tim, qoftë mjek qoftë infermier, qoft teknik, a pastrues, këtu pak e hiç s’paska mbetë! Çfar dallimi nga deklaratat e tyne, me gjendjen që po e shohin sytë e mi!!!

Ah sa mjerim kur po shkoj veç n’tualet!? Ku janë letrat higjenike?! Ku janë sapunat me i pastrua duert. Ku asht dizenfektanti? Ku janë letrat për duer!? Ku ka tualete pa dyer e pa çelsa!? E ku e ku e ku! Vajhalli për gra e pleq. Trishtim kur po zbres n’podrum me i fotografu mushknitë. Kur po i shoh teknikët ne ç’kushte punojnë e rrinë (t’mos i krahasoj me minjtë, n’drita t’errta elektriku, pa ajër e dritë Zoti! Por nji gja m’ka frymzu për kët shkrim: Mos dallimi mes pacientëve. Me besoni se nga katër pacjentë, tre pleq tjerë trajtohen si unë (bile edhe ma mirë)!
Por jo edhe deputët e pushtetarë! Ata trajtohen atje ku ne s’kemi çasje!

Ah pushtetët, duket se ato s’ndrruekan me sa sistemet! Por: Kur t’barabartë do t’jemi para Zotit, mjekësisë e drejtësisë, binduni se Kosova do t’jetë e dëshirumja jonë. Kur ministrat do t’vinë këtu pa i thirrë kamerat televizive, dijeni se kanë ardhë me punua për baballarët e tyne e fëmijët e Kosovës. Kanë ardhë buxhetin për shendetësi me shti n’xhepin e mjekut, infermierit, teknikut, pastruesit, n’ilaçet e pacientëve, n’përmirësimin e kushteve e jo n’xhepat e tyne, tue dhanë tendere e tue i nda përqindjet mes veti! Ministër Vitia! Zoti ka me t’vra, (e t’vraftë) nëse ecë rrugëve të tyne, e pret veç m’u fotografu tue i pritë vaksinat, e shqiptarin e smutë e lenë që me pensionet e shkreta, t’i blejë ilaçet për nji grimë shpresë! S’po muj me shkrua ma shumë, se m’erdhën antibiotikët që gruja shkoi i bleu e po pres me marrë infuzionin për nji këndellje t’mushknive!

Raport i shkurt për kushtet, e nji mirënjohje deri të Zoti për pastruesit, teknikët e infermirët që na rrinë të kryet për pagat mjerane! Falenderim për doktorët që s’i kursejnë netët pa gjumë, për nji fjalë sheruese, nji kontrollë e ndëgjim gjoksi e shpine e nji këshillë, n’kushtet (larg të dëshirueshme) që i kanë!

Leave a Reply