Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-SHBA për futjen e gazít të lëngshëm natyror nga Amerika


Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja mes Shqipërisë dhe SHBA-së për futjen e gazít të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në vendin tonë. Aktualisht po mbahet online aktiviteti i nënshkrimit të marrëveshjes ku është i pranishëm kryeministri Edi Rama, ministrja Belinda Balluku dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama bën me dije se ky projekt përfshin konvertimin e TEC-it të Vlorës me LNG, ndërtimin e një terminali të ri gazifíkimi dhe shpërndarjen e LNG, duke e shndërruar Vlorën në një HUB rajonal për gazín e lëngshëm.

Postimi i plotë
Një zhvillim fantastik për Energjitikën Shqiptare dhe një sukses domethënës për marr_dhëniet Shqiptaro-Amerikane. Nënshkrim i marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Shqipërisë e SHBA, përmes Ministrisë së Infrastruktuës e Energjisë dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy, për futjen e gazít të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në Shqipëri.

Një projekt i cili përfshin konvertimin e TEC-it të Vlorës me LNG, ndërtimin e një terminali të ri gazifíkimi dhe shpërndarjen e LNG, duke e shndërruar Vlorën në një HUB rajonal për gazin e lëngshëm./Top Channel

Leave a Reply