Nëna koprrace ushqen vajzën me qumësht gjiri nga mikeshat e saj për të kursyer para


Një nënë ka bërë shumë përpjekje për të mbajtur kostot e saj të jetesës sa më të ulëta edhe nëse i duhej të marrë hua qumësht nga miqtë e saj.

Apple Melecio pretendoi se mund të kursente më shumë se $ 1,000 (718 £) në vit nga përgatitja e pelenave në shtëpi dhe marrja e qumështit të gjirit të fëmijës nga të afërmit.

Apple ka treguar për mediat e huaja se i ka ndalur prodhimi i qumështit të gjirit dhe refuzon të blejë qumësht formule për vajzën e saj Chloe kështu ajo shkon te miqtë dhe kolegët e saj për ndihmë. Ajo ka treguar edhe qeset e qumështit të gjirit të shënuara me emrat e shoqeve që ia dhurojnë.

“Amy është nga klasa ime e yogas, Jessica është bashkëpunëtorja ime. Chloe preferon qumështin e Jessica se çdo qumësht tjetër. Ky është i preferuari i saj por ajo pi edhe të tjerat”, shprehet ajo.

Apple thotë se lindja e një fëmije e bëri atë më të fiksuar për të kursyer para, duke shtuar: “Njerëzit blejnë peceta për fëmijë dhe letra të lagura, në vend të kësaj mua më pëlqen t’i bëj në shtëpi.”

Apple gjithashtu përmend se ka marrë një tryezë për ndërrimin e foshnjës falas nga një pikë karburanti.

Burri i saj Viktor është shprehur: Unë mendoj se është diçka e çuditshme, sepse gjërat nga stacioni i karburantit nuk janë të pastra. /tvklan.al

Leave a Reply