Në vend që të ngjyroste vezët, Luana “pa dashje” ngjyrosi flokët. Dhe duket super fare (foto)


Luana Vjollca ka ndryshuar shpesh herë “look”, sidomos në sezonin e katërt të emisionit të saj “Shiko kush LUAN” ku është shfaqur me flokë më të shkurtër se zakonisht, me balluke e në puntatën e biondeve, brune.Për Pashkë, autorja dhe moderatorja bukuroshe ka vendosur të na surprizojë të gjithë duke na uruar ndryshe.

Në vend që të ngjyroste vezët, ajo ka ngjyrosur flokët.

“Këtë vit në vend që të ngjyrosja vezët, ngjyrosa flokët. Gëzuar Pashkët,” shkruan Luana në videon ku shfaqet me flokë ngjyrë portokalli.

Megjithëse jemi mësuar ta shohim bionde, duhet theksuar se prezantuesja e dashur për publikun shqiptar duket yll me “look-un” e ri!

Leave a Reply