“Në të mirë e në të keq”, Elvisi bëhet romantik pas rikthimit të Sindit


Produksioni i “Për’puthen” vendosi të pezullonte Sindin dhe Julianin nga programi për shkak të një debati të fortë që patën mes tyre.

Juliani i tha Sindit se është si vaj Borshi, ekstra i virgjër, një koment që ajo nuk e priti aspak mirë. Sindi shpërtheu në të bërtitura ndaj Jualinit dhe u ngrit në këmbë për të goditur Mevlanin, që ndërhyri në debat shkruan icon. Më pas ajo u largua nga studioja duke u shprehur se u ndje e ofenduar, ndërkohë që askush nuk reagoi.

Dy konkurrentët u pezulluan nga emisioni, mirëpo ky dënim nuk zgjati shumë për Julianin, i cili u rikthye në “Për’puthen”,

Dënimi për Sindin vazhdoi deri sot, ndërsa Loco ka bërë të ditur se Sindi po rikthehet në “Për’puthen Prime”.

Duket se edhe pezullimi i saj ka marrë fund, ndërsa Elvisi ka qenë i pari që i ka dhuruar mbështetjen e tij pas rikthimit.

Në InstaStory, ai ka publikuar një foto me Sindin gjatë xhirimeve të “Për’puthen” dhe është bërë djalë goxha romantik, teksa ka shkruar krahas postimit:

“Në të mirë, e në të keq”- duke lënë të kuptohet se do të jetë gjithmonë aty për të.

Leave a Reply