Në Kosovë nuk ndalen dasmat, policia detyrohet t’i ndërpresë tri ahengje


Policia e Kosovës kishte marrë informacione se në Suharekë dasmat po mbaheshin, pavarësisht masave.

Policia tregon se në tri raste kishte të organizuara ahengje familjare-dasma, në kundërshtim më Vendimin e Qeverisë për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë C0VID, transmeton albinfo.ch.

Në këto raste policia kishte intervenuar menjëherë, duke ndaluar aktivitetin e menjëhershëm dhe duke vepruar në bazë të ligjit, ku sipas dispozitave, organizatorët janë ndëshkuar me tiketa në vlerë prej 200 eurosh.

Gjithashtu policia ka monitoruar dhe kontrolluar lokalet e gastronomisë, nga të cilët ka kërkuar të respektohen Vendimi i Qeverisë dhe rekomandimet e IKSHP-së. Në lidhje më këtë policia ka asistuar inspektorët komunalë në një rast dhe ka shqiptuar 18 tiketa për mosmbajtje të maskës

Leave a Reply