Në kërkim të një vajze, gruas nuk i plotësohet dëshira. Lind djalin e 13-të !!!


Një lajm interesant na vjen nga Brazili ku dy prindër janë në kërkim të vajzës së parë, ndërsa 13 vëllezër presin të kenë edhe ata një motër.

Së fundmi atyre u ka ardhur në jetë djali i 13-të. Çifti zotohet se do të vazhdojë të bëjë fëmijë derisa të lindë një vajzë. Ireneu Cruz, një fermer 40-vjeçar dhe gruaja e tij, Jucicleide Silva, nga Concei ao de Coit, Brazil, janë martuar para 20 vitesh.

Kur çifti po përgatitej të kishte fëmijën e parë, të dy bënë një marrëveshje:

Burri do t’i vërë emrin djemve, ndërsa gruaja në rast se lindin vajza. Deri më tani, Jucicleide nuk ka pasur mundësi që të vërë emrin asnjërit prej 13 fëmijëve të saj, në bazë të marrëveshjes me burrin. Por ajo nuk është dorëzuar. Kërkon patjetër që të ketë të paktën një vajzë.

Leave a Reply