




Nga e diela (28.03), Gjermania do të kërkojë që të gjithë personat që hyjnë në vend me aeroplan t’i nënshtrohen një testi për C0VID. Më parë testi kërkohej vetëm për udhëtarët nga zonat me rr ezik të lartë, përcjell albinfo.ch.
Kjo u bë e ditur nga Ministria gjermane e Shëndetësisë, e cila njoftoi të enjten (25.03) se personave që fluturojnë në Gjermani do t’u kërkohet t’i nënshtrohen testimit të ko ronav irusit që nga mesnata e së dielës, më 28 mars.
Theksohet se udhëtarëve do t’u kërkohet të bëjnë një test C0VID para nisjes, pavarësisht nga niveli i rrezikut të koronavirusit në vendin e tyre të origjinës. Linjat ajrore do të pranojnë në bord vetëm pasagjerë me dëshmi negative të testit C0VID.
Zyrtarët e shëndetësisë thanë se ata do t’i shtyjnë për ditën e diel për t’u dhënë udhëtarëve dhe linjave ajrore kohë të përgatiten. Udhëtarët do të duhet ta paguajnë vetë testin, shkruan DW.




Rregullat e mëparshme kërkonin teste vetëm nga udhëtarët që vinin nga zona me rrezik të lartë. Tani, udhëtarëve që vijnë nga destinacionet e njohura të pushimeve me numër të vogël rastesh, si Majorka do t’u duhet një test negativ.
Rregulli me kërkesën për testim ndaj C0VID pritet të zgjasë deri në mes të majit.
Linjat ajrore kanë thënë se do të kryejnë qindra fluturime shtesë për të përballuar rritjen e kërkesës.




Numri i rasteve të inf ektimeve me C0vid për 100.000 banorë në shtatë ditë është aktualisht në Gjermani 113.