




Qiejt mbi Pekin u kthyen në të verdhë pasi ndotja e ajrit u rrit në nivele të frikshme ndërsa një re gjigande me rërë dhe grimca pluhuri u soll nëpër qytet, e shtyrë nga erërat e forta nga veriu i Kinës. Indeksi i cilësisë së ajrit të Pekinit u rrit në 324 që nga ora 16:00. për shkak të grimcave më të mëdha të rërës dhe pluhurit, sipas autoriteteve komunale. Grimcat kanë origjinën nga Mongolia dhe rajoni kinez i Mongolisë së Brendshme dhe erërat e forta pritet të sjellin ndotje në Kinën qendrore dhe lindore deri të Premten, tha Administrata Meteorologjike e Kinës.




Sasia e rërës në ajër ishte më e vogël se ajo gjatë dy stuhive të rërës në Kinë veriore muajin e kaluar, por shpejtësia e erës ishte më e lartë, duke lejuar që moti me pluhur të udhëtonte më shpejt dhe më larg, sipas administratës meteorologjike. Kina zakonisht fajëson shkretëtirën Gobi të Mongolisë për stuhitë e saj vjetore. Delegatët nga rajoni i thatë Gansu thanë muajin e kaluar se mbi gjysma e stuhive të pluhurit që zbresin në Kinë çdo vit vijnë nga jashtë, kryesisht nga jugu i Mongolisë. Pekini ka mbjellë miliona pemë përgjatë kufirit të tij për të bllokuar stuhitë e rërës, pjesë e një projekti të njohur si “Muri i Gjelbër i Madh”.
Burimi:reuters Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA