Mehmet Özyürek, njeriu me hundën më të gjatë në botë, ka vdekur në moshën 75-vjeçare. Mehmeti nga Turqia ishte i njohur dhe i dashur për dëshirën e tij për jetën dhe shpesh fliste se sa “i bekuar ” ishte që kishte një hundë që thyente rekord.
Atij iu dha titulli si njeriu me hundën më të gjatë tri herë në vitin 2001 në Guinness World Records: Primetime në Los Angeles, përsëri në 2010 në xhirimet e Lo Show dei Record në Itali dhe në 2021. Çdo herë, matja e hundës së tij ishte 8.8 centimetra.
Rekordmeni u sëmur dhe pësoi një atak në zemër para se t’i nënshtrohej një operacioni javën e kaluar. Mjekët kanë ndërhyrë, nuk kanë mundur ta shpëtojnë.
LEXO EDHE: E dhimbshme: “Babai e nëna janë në spital” – shpërthen në lotë i afërmi i 4-vjeçarit që vdiq në Ibër-Lepenc (VIDEO)
Djali i Barış tha për mediat se “babai im ishte shumë zemërmirë, ai u përpoq të mos ofendonte askënd. Babai im kaloi një jetë në paqe”.
Mehmeti ishte gjithmonë krenar për hundën e tij dhe aftësitë nuhatëse. Ai kishte deklaruar në guinnessworldrecords.com në vitin 2021 se “shqisa ime e nuhatjes është e ndryshme nga njerëzit e tjerë. Unë them “ka një erë këtu”, ndërsa të tjerë thonë “ne nuk e nuhasim atë erë”. Unë u them, “ti mund të mos e nuhasësh, por unë mundem, për shembull, hyj në shtëpinë time unë mund të them menjëherë se çfarë ushqimi kemi.”
Mehmeti tha se hunda e tij karakteristike e madhe ishte një tipar i familjes, por shkaku i saj nuk u dihet kurrë. “Është një gjendje gjenetike, nga sa kuptoj unë. Nuk ka pasur asnjë shpjegim nga mjekët, por unë e kam në familje, kështu që e ka babai im, e kanë dajat e mi, e kam edhe unë”.
Tipari, megjithatë, nuk vazhdoi në trungun familjar përtej Mehmetit.