




Më pas, ishte Arsimi ai që konfirmoi zërat për ndarje kur postoi një foto me trofe të Oscar ku shkruante: “Unë personalisht ju prezantoj këtë çmim dhe ju të gjithë keni diçka të përbashkët, emri juaj fillon me A (njerëz të rremë)”.
Si të mos mjaftonin këto deklarata, u vu re se dyshja nuk ndiqej më në Instagram. Gjithashtu burime për “Prive” konfirmuan se çifti ishte ndarë që kur Ana përcolli Arsimin në Zvicër.
Por kaq e hidhur paska qenë ndarja e tyre?




Arsimit duket se nuk i del “inati”, teksa është shprehur se do të ndryshojë tekstin e këngës që i ka dedikuar Anës.
Ndërkohë që ka ndarë një video nga studio ai shkruan: “Bon be? Se më ke dasht? Të uroj më të mirat beba.Sardi, tani vëlla duhet me e korrigju njëçikë këtë pjesë.”




Kujtojmë se lidhja e tyre u përfol shumë në mediat rozë, megjithëse ish-konkurrentët nuk e konfirmuan asnjëherë zyrtarisht por e lanë të nënkuptohej se ishin në një marrëdhënie romantike