Ndahet nga јеta një nga Mësueset më të Dalluara Zejnepe Bardhi Çelebiu

Telegram Ngushëllimi
E respektuara familja Çelebiu, me trishtim të madh e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të znj. Zejnepe Bardhi Çelebiu. Pavarisht se νdеkјеt janë pjesë e pandashme e jetës, njeriu nuk u mësua dot kurrë me to…e sidomos në rastet kur hμmbjet janë të parakohshme dhe të mëdha si është rasti i znj. Zejnep.

Në këto orë të rënda dhe tepër të vështira për familjen Çelebiu, kujtimi për të si një nga mësimdhënëset më të mira, si një nga aktivistet më të zëshme për të drejtat dhe zhvillimin e shoqërisë, si një nga anëtaret më të respektuara të Asamblesë së Gruas të partisë Aleanca për Shqiptarët, le të jenë krenari dhe mallëngjim për një grua e cila fatkeqsisht jetoi pak por bëri shumë!

Zoti është ngushëlluesi më i mirë i gjithçkaje dhe për gjithçka,ndaj dhe lutjet tona i drejtohen Atij që t’ju ndihmojë në këtë dhimbje të jashtëzakonshme!
U kujtoftë gjithnjë për mirë Zejnepi juaj, e cila do t’i mungojë qytetit tonë!

Leave a Reply