Ndоdh çudia, mасја rezulton роzitive me Со vid-19


Një mace në Korenë e Jugut ka rezultuar pozitive me Co vid-19. Sipas Agjencisë së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Kore, macja pas testit të kryer ka rezultuar pozitive.

Tre mace u testuan pasi pronarët e tyre, një nënë dhe vajza e saj, rezultuan pozitive për virusin, por vetëm njëra prej tyre rezultoi bartëse e Co vid.

Shtëpia e ku jetojnë macet ndodhet në provincën Gyeongsang të Koresë së Jugut, ku qëndruan edhe nëna dhe vajza. Të paktën 112 raste Co vid-19 janë lidhur me këtë banesë gjatë javës së kaluar, njoftojnë autoritetet.

Macja është ndarë nga macet e tjera për të parandaluar përhapjen e vi rusit, por ende nuk dihet se si do të procedohet në këtë rast.

Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se nuk ka pasur raporte të kafshëve shtëpiake që infektojnë njerëzit./tvklan.al

Leave a Reply