Najada Çomo shfaqet në krah të Ramës: Te ne do gjeni shumë lot, aѕkush nga jashtë nuk i ka parë


Shefja e spitalit Infektiv, doktoreshë Najada Çomo është shfaqur në krah të kryeministrit Edi Rama, ku bëri një bilanc të punës së mjekëve në shërbim të pacientëve me Co vid.
Çomo tha se aty ka shumë lot, duke theksuar fort se aty punohet me humanizëm dhe profesionalizëm.

“Ne për ata (pacientët me Co vid) kemi qenë pjesë e madhe e familjes së tyre dhe dashuria, puna përkushtimi që ofrojnë ata njerëz që janë brenda, është e jashtëzakonshme, është një shërbesë si e një familjari të tyre
Ne jetojmë me ta, punojmë me at, vuajmë me ta. Te ne do gjeni shumë lot që askush nga jashtë nuk i ka parë dhe as nuk ka për t’i parë.

Lotët janë për dhimbjen e tyre njerëzve, për jetët e hum bura. Aty nuk punohet me orare, aty ka filluar puna me 8 mars dhe do të vazhdojë derisa të vijë edhe rasti i fundit”, u shpreh Çomo.

Leave a Reply