




Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas ndarjes nga jeta në moshën 50-vjeçare të mjekut të QSUT-së Gerond Hysi. Manastirliu shkruan se Husi ishte , njeri dhe profesionist i shkëlqyer, dhe u ka shërbyer me mijëra pacientëve në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT.
Postimi i plotë i ministres:




E hidhëruar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të dr. Gerond Husit, njeri dhe profesionist i shkëlqyer, që nuk ia doli dot në betejën me covid19.
Dr. Geri i ka shërbyer me mijëra pacientëve në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT, profesionist i rrallë dhe i palodhur në komunikim me pac ientët.




Dr. Geri do i mungojë të gjithëve, Matildës dhe djalit të tij të dashur, familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që i shërbeu me aq humanizëm. U prehsh në paqe Dr. Geri