Motra рubIíkon kēngēn qē Ergi reaIízoí раra ѕe të ndērrоnte jetē

Ashtu siç ka premtuar më herët, motra e Ergi Dini ka publikuar ditën e sotme një tjetër këngë që artisti i nd jerë ka lënë pas. Në kanalin e saj në Youtube, Barbana ka publikuar këngën “Loco”, që Ergi e ka punuar vetëm pak kohë para se të ndahej nga jeta

Në një postim në Instagram, Barbana Dini tregon se vendosi ta publikojë sot këngën e vëllait pasi është ritmike dhe përshtatet me sezonin e verës. Tekstin e këngës e ka shkruar vetë Ergi, ndërsa muzika është punuar në ba shkëpunim me Alandy. Duke qenë se ky projekt nuk ka qenë i xhiruar, Barbana është për pjekur që këngën ta përshtatë me performancat e Ergit në “X Factor Albania”.

“Një këngë e punuar disa vite më parë nga Ergi në studion e Alandy, të cilën do e gjeni në kanalin tim zyrtar! E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i për shtatshëm për stinën e verës! Jemi munduar ta për shtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donit të dëgjonit diçka të re nga AI!”, shkruan Barba në postim.

Kjo është kënga e dytë që publikohet në mungesë të këngëtarit. Në vitin 2019-të, Barba publikoi këngën “Ku je”, të cilën e kishte pu nuar më herët në bashkëpunim me vëllain e saj.

Ergi Dini u nda tra gjik isht nga jeta në moshën 22-vjeçare pas një ak sid enti me motor në nëntor të 2016-s.

Leave a Reply