“Mos guxo, kaq po të them”, Mevlani, Antonela dhe Ledjana përballen bashkë: Ngrihu nga gjumi dhe…


Ledjana, Antonela dhe Mevlani janë përballur bashkë në “PërPuthen” Prime mbrëmjen e sotme, për të sqaruar situatën që është krijuar mes tyre.

Lediana e nisi përballjen duke i kërkuar falje Antonelës për reagimin që ajo pati të premten, gjatë takimit të saj me Mevlanin, por kjo gjë nuk u pranua nga Antonela.

Ajo i tha Ledianës se i prishi puntatën dhe se nuk duhet të “guxojë më”, ndërsa Mevlanit i kërkoi që të “zgjohej nga gjumi” dhe t’i jepte drejtim situatës.

Debati:

Lediana: Të kërkoj falje

Antonela: Nuk e pranoj, si guxove ti të më prishje puntatën?

Lediana: Mos e prano, unë nuk e shihja dot

Antonela: Po bën viktimën? Të duket e e rsyeshme?

Lediana: Do flas unë apo…

Antonela: Jo nuk do flasësh se je gabim, unë nuk e kam cenuar takimin tënd, nuk guxon kush të më cenojë mua takimin. Mua mos mi shit këto se unë të njoh shumë mirë. Kaq po të them. T’u zgjua dashnia direkt ty? Ti pate thënë do ta shoh takimin e tretë, nëse do ketë, ku jemi sot? Edhe ti Mevlan zgjohu nga gjumi dhe jepi drejtim gjërave

Lediana: Ti je njeri pa ndjenja, nuk flas më me ty

Antonela: Ti je shpirtzezë. Si u dashurove ti me një njeri që nuk ke patur asnjë raport

Leave a Reply