Mori Andin e “Рërputhen” në kliр, Shkënda Dubova: Më zbukuroi këngën, jam krenare рër të!


Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar këngëtarja dhe sipërmarrësja e njohur Shkënda Dubova.

Ajo foli për projektin e saj më të ri “ Si dikur”, balada që e riktheu në muzikë pas 5 vitesh.
“Më paska marrë malli për muzikën. Kisha 5 vite që qendroja larg mikrofonit dhe e kisha me merak si do pritej. Isha në stres dhe më duket se kam shtuar 3 kile”, tha me humor ajo.

Pjesë e videoklipit të saj ishte edhe Andi Shehu, ish-konkurrenti i “ Përputhen”.
E pyetur nga Bieta sesi ra në kontakt me të, Shkënda tregoi se është miku i mikut të saj të ngushtë.

“ Jam gëzuar shumë kur pranoi që të vinte në klip se është një djalë shumë i dashur për Kosovën e Shqipërinë. E ka zbukuruar këngën në ato sekonda që ka dalë”, tha ndër të tjera këngëtarja.Tch

Leave a Reply