“Momenti i duhur për të njohur partnerin”, ja kush është konkurrentja e parë që i bashkohet “Përputhen 40”


Gilberta Simoni, 43 vjeç, është konkurrentja e parë që i bashkohet “PërPuthen 40”.

Ajo është nga qyteti i Lushnjës, me profesion mësuese, ndërsa iu bashku këtij programi pasi tha se e konsideron momentin e duhur në jetën e saj për të njohur partnerin e jetës.

Ndonëse pranoi se nuk ishte i lehtë të merrte vendimin për t’ju bërë pjesë e emisionit, ajo tha se megjithatë vendosi ta provonte.

“Vendosa të vij në “PërPuthen” sepse është momenti i duhur për të njohur partnerin e jetës dhe aty kam më shumë mundësi. Ka qenë e vështirë të vendosja. Lushnja qytet i vogël dhe kam dëgjuar shumë mendime, pro apo kundër. Më thoshin ‘mos shko se nuk është për ty’”, tha ajo.

Leave a Reply