




Moderatorja Xhesi Muçaj është shtatzënë. Lajmi i gëzueshëm u bë me dije nga vetë ajo, e cila teksa pozoi përkrah partnerit, e shoqëroi postimin në Instagram, me këtë përshkrim:
“Nxora çunat e mi për xhiro sot”, ku dallon menjëherë barku i rrumbullakosur.
Kështu, Muçaj ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës.




Është djalë!! Në një tjetër postim shkruan se është 6 muajshe.
“Kam harruar t’ju tregoj që jam 6 muajshe shtatzënë”.




Xhesi ishte pjesë e stafit të “Love Story”, ku u mor me intervistimin e vajzave në prapaskenë, si dhe moderoi emisionin “Dy botë”. Një vit më parë, pikërisht në ditën e Shën Valentinit, një fotografi e postuar prej saj, përkrah djalit të kryeministrit Edi Rama, Gregut shkaktoi bujë mediatike.
Megjithatë moderatorja tha se Gregun e respekton shumë, pasi është mik i saj, por asgjë më shumë.