Modelja tregon mamanë e ѕaj 45-vjeçare, çmenden fansat: Më e mirë e ëma se e bija!

Një modele 24-vjeçare nga Moska ka postuar në Tik-Tok foton e mamasë së saj. Mirëpo menjëherë pas këtij postimi, profili i saj ka shpërthyer në reagime. 300 mijë fansat e modeles ruse kanë reaguar, pasi mamaja e saj ngjante shumë e re edhe pse ishte 45 vjeç. Moshën, 24-vjeçarja, e konfirmoi duke postuar një foto tjetër me mamanë.

Shumë ndjekës të modeles Elizaveta, shkruanin se kanë menduar se mund të ishin motra, pasi ngjajnë shumë dhe duken pothuajse bashkëmoshatare. Elizaveta u habit pa masë nga reagimi që mori në TikTok por ishte e kënaqur që nëna e saj mori kaq shumë komplimente.

Ajo shtoi:

Nëna ime është kujdesur gjithmonë për veten e saj. Ajo ka rituale bukurie çdo mëngjes dhe mbrëmje dhe nuk i harron kurrë.

Leave a Reply