Modelja rrëfen historinë e daѕhuriѕë me Arjonin e “Përputhen” dhe Shën VaIentinin e saj të parë: Na pëlqen të bëjmë shumë…


Serena Sula dhe Arjon Luli janë çifti identifikues i këtij Shën Valentini, pasi jo vetëm që kanë festuar në mënyrën më të bukur e të paharrueshme, por edhe kanë realizuar setin e tyre të fotove shumë sen-suale.

Modelja e njohur që e pamë në skenën prov0kuese me Bruno Shllakun në skenën e kazinosë në filmin “I love Tropoja”, dhe ish-konkurrenti i “Përputhen” janë duke shijuar lidhjen e dashurisë pa tabu dhe komplekse, ndërkohë që shumë fansa i ndjekin si çiftin e preferuar.

Për “Panorama Plus”, Serena rrëfen gjithçka rreth historisë së tyre dhe sekretet e një lidhjeje të pazak0ntë. Serena Sula njihesh për ‘twerkun’ e veçantë, përveç modelimit dhe pasionit për aktrimin.

Nisiur nga fakti që Shën Valentinin e festove me Arjonin e “Për’puthen”, si mund ta përshkruani ndjenjën që ka lindur mes jush?

Për mua si Serenë ishte Shën Valentini im i parë dhe i paharrueshëm, që vështirë ta përshkruaj dot me fjalë atë lloj ndjenje. Si hera e parë për ty, si e festuat dhe dhuratat që shkëmbyet me njëri-tjetrin?

Arjoni më bëri një surprizë të jashtëzakonshme, ndërsa unë veç dhashë dashurinë dhe ndjenjat e mia të mëdha për të, përveç dhuratave materiale. Por ideja që ishim bashkë ishte dhurata më e bukur në botë, për atë ditë, për atë natë, për atë festë.

Leave a Reply