”M’ka tharë maIIi”, aktorja e РortokaIIiѕë viziton νаrrín e së ëmëѕ dhe i përIot të gjithë me dedikimin рrekëѕ


Aktorja e njohur e humorit, Arjola Demiri, ka përkujtuar nënën e saj të ndjerë nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale. Ajo ka publikuar në Instagram imazhe nga va rri i nënës duke treguar se nuk ka pasur mundësi t’i thoshte as lamtumirë.

“2 vjet pa ty nanë, malli nanë, m’ka tha malli”, ka shkruar aktorja e njohur.

Së fundmi, Arjola ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të jetës së saj! E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ajo tregoi se ka pasur shumë momente kur nuk ndihej e vlerësuar. Arjola rrëfeu se gjatë kohës që ishte në depresion, mendonte se nuk vlente si grua, si nënë apo si shoqe.

“Ka pasur shumë momente të tilla, mendoja se nuk vleja si nënë, mendoja se nuk vleja si grua, mendoja se nuk vleja si shoqe, por kjo është pjesë e të kaluarës në atë fazën kur unë isha futur në depresion”, ka pohuar Arjola gjatë bisedës në studio.

Përveç karrierës së saj e cila po përflitet së tepërmi pas pjesëmarrjes në filmin e Ermal Mamaqit, “I Love Tropoja”, Arjola u surprizua gjithashtu me një videonesazh nga gjyshi i saj në Amerikë. Ajo u përlot në studio teksa kujtoi kujtimet e ëmbla me gjyshin e saj.

Leave a Reply