




Florim Delijaj, mjek shqiptar, studiues në universitetin Upsala në Suedi, ka folur mbi vak sinën AstraZeneca dhe debatin e madhe të hapur gjatë kohëve të fundit mbi efektet anësore, që kanë sjellë edhe pezullimin e vak sinimit në disa shtete.




Ai u shpreh se va ksina është jashtëzakonisht efikase. “Për fat të keq është krijuar amulli. Vak sina është mjaft efektive dhe e nevojshme në këtë fazë të pan demisë për të luftuar këtë të keqe që ka kapluar globin. Ndjenja ime është se posa autoriteti i shëndetit publik në Suedi të arrijë në përfundimin e nisjes së vak sinimit me AstraZeneca, qytetarët suedezë do ta pranonin menjëherë. Kjo vaksinë ka efektshmëri shumë të madhe. Pas 4-5 javësh nga doza e parë, arrihet një efektivitet deri në 70%, gjë që nuk është me Pfizer apo Moderna”.




Sa i përket besueshmërisë te kjo vaksinë, Delijaj u shpreh: “Frika e njerëzve është e arsyeshme. Kemi të bëjmë me efekte anësore që duken serioze, por ende nuk ka një korrelacion që këto probleme vijnë nga va ksina. Diskutimi ekziston në lidhje me aspektin imunologjik, meqenëse Britania e Madhe iu ka dhënë prioritet moshave të shtuara, të cilat njihen për imunitet të moderuar. Dje ka pasur një rast në Norvegji, ndërsa një ditë më parë në Finlandë. Akoma nuk ka të dhëna shkencore që vërtetojnë lidhjen e këtyre efekteve anësore me va ksinën. Suedia ka përgjegjësinë e saj. Edhe pse EMA propozon që të vijohet vak sinimi, Suedia do të hul umtojë vetë. Javën e ardhshme pritet të ketë një komunikatë, pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha mjeku.




Më tej, Delijaj u shpreh shumë optimist se AstraZeneca nuk do të largohet nga përdorimi./ A2CNN