Mjeku që рërmendi Eriѕen tregon fjalët e рara të futbollistit: Dreqi e marrtë, jam vetëm 29-vjeç!

Mjeku që që shkoi i pari tek Christian Eriksen, ka folur në lidhje me momentet e para të përmendjes së mesfushorit të Danimarkës, pasi ky i fundit ra në fushë nga një goditje në zemër. Jens Kleinefeld tha se Eriksen i hapi sytë për 30 sekonda dhe ka arritur të flasë me atë menjëherë.

Mjeku e kishte pyetur “ej Chris, a je me ne?”.
Menjëherë Eriksen ishte përgjigjur:

Po jam, dreqi e marrtë, jam vetëm 29 vjeç!

Mjeku shtoi se kur kishte dëgjuar këtë ishte ndjerë i lumtur që truri i Eriksen nuk ishte dëmtuar. Ai shpjegoi se personat të cilët merren me sport e kanë më të lehtë të rikthehen me defibrilator, ndryshe nga ata që nuk bëjnë stërvitje.

Leave a Reply