Mjekja që mblodhi mijëra dollarë në bamirësi për të ѕhlуer borxhet e paсientëve


Kjo grua ka për detyrë që disa herë në javë të punojë turne 24 orarëshe dhe t’i përgjigjet emergjencave që ndodhin në qytetin ku jeton, përmes ndë rhyrjes me helikopter. Aks identet rrugore me të lënduar apo transportimi nga një spital në tjetrin të pacientëve, janë disa nga emergjencat më tipike me të cilat përballet kjo mjeke e ugjencave.

Por në shumë raste, njerëzit që ajo ndihmon të jetojnë apo të shërohen nga sëmundjet, nuk i përballojnë dot faturat e kushtueshme të mjekimit.

Rita Krenz punon ne Virginia, SHBA
Kjo është historia e 47 vjeçares Rita Krenz, e cila vendosi që të bëjë diçka për të ndihmuar pikërisht këta persona të pamundur që zhyten në borxhe.

Associated Press i ka kushtuar një artikull bamirësisë që kjo grua ka mundur të bëjë në ndihmtë të rreth këtyre pacientëve.

Ajo iu drejtua një organizate jofitimprurëse dhe hapi një fushatë bamirësie për të ndihmuar njerëz të sëmurë e të aksidentuar, që nuk paguanin dot faturat. Fushata e kësaj gruaje arriti të mbledhë plot 18 mijë dollarë në donacione, para të ardhura nga njerëz të thjeshtë me zemër të mirë apo qytetarë të motivuar nga thirrja e mjekes. Së bashku me organizatën kjo mjeke i ka bërë një shërbim të vërtetë e deri në fund pacientëve.

“Kur pashë paratë që mblidheshin për bamirësi, mendova se ka ende njerëz të mirë në këtë botë. Mendoja me vete, momentin kur njëri prej tyre do të merrte në kutinë postare, lajmin se nuk ka më detyrime për të paguar”-tha Rita për AP.

Për më shumë detaje në lidhje me këtë artikull, gjeni të plotë lajmin e Associated Press

Leave a Reply