Mjekët heronj vazhdojnë operacionin e vëѕhtirë në zemër ndërsa ѕрitali рërfѕhihet nga flakët


Kirurgët dhe infermierët heronj rrezi kuan jetën e tyre brenda një spitali që digjej për të përfunduar një opera cion të vësh tirë në zemrën e një pa cienti. Mjekët sapo kishin prerë gjoksin e pacientit kur zjarri përfshiu një spital 114-vjeçar në qytetin rus Blagoveschensk.

Tetë mjekë të guximshëm qëndruan për të kryer operacionin ndërkohë që flakët e zjarrit shpë rthyen në çatinë e spitalit. Kryekirurgu Valentin Filatov, 29 vjeç, refuzoi të evakuonte sallën e opera cionit pavarësisht nga flakët dhe tymin e dendur nëpër ndërtesë.

“Sigurisht që ishim të frikësuar, ne jemi njerëz, por nuk mund të largoheshim, na duhej ta shpëtonim pacientin . Ne vazhduam operacionin, çfarë tjetër bëni? Ishte një shartim bypasi të arterieve koronare, një nga operacionet më komplekse të zemrës”, është shprehur kryekirurgu.

Kryebashkiaku Oleg Imameev vlerësoi “heroizmin” e ekipit kirurgjik për rrezi kimin e jetës së tyre dhe qëndrimin sallën e operacionit në Qendrën Kardiologjike të Akademisë Shtetërore Mjekësore Amur.

Gjithsej 67 pacientë dhe dhjetëra personel u evakuuan nga spitali që digjej nga zja rrfi kësit. Pacienti pas operacionit u dërgua me urgj encë në një spital aty pranë. /tvklan.al

Leave a Reply