




Paraditen e sotme, një pjesë e qytetit të Durrësit është pushtuar nga mjegulla. Për pasojë janë raportuar probleme edhe në Portin e qytetit. Mjetet lundruse kanë shfaqur probleme në ankorim dhe daljen në det.




Ndërkohë mësohet se aktiviteti detar është pezulluar për një kohë afatshkurtër. Pritet që situata të përmirësohet shpejt.