Mirupafshim ditëve me diell, rikthehen reshjet e shiut në vend


Ditët me diell duket se do t’u lënë vendin atye me shi. Dita e sotme do të karakterizohet nga mot jo i qëndrueshëm, kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës, ndërsa gjatë natës reshjet do të shtrihen në gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, mbetemi nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta deri në mesditë, ku më të dukshme paraqiten në Veri-Veriperëndim të vendit. Pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në rajonin verior dhe jugperëndimor.

Gjatë natës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar ne det dallgëzim mbi 4 ballë

Leave a Reply