Miriam Cani prek me fjalët për mamanë e ndjerë: Më mungon në çdo frymëmarrje


Këngëtarja e njohur Miriam Cani e ka humbur mamanë e saj 12 vite më parë. Këngëtarja ka përkujtuar të ndjerën përmes një postimi në Instastory, ku ka ndarë një foto të së ëmës kur ka qenë e re, teksa ka shkruar dhe disa fjalë prekëse.

“Sot u bënë 12 vite pa ty mami. Më mungon në çdo frymëmarrje”- janë fjalët e Miriamit që na e rrënqethën mishin.
Këngëtarja ka treguar dhe më parë për raportin e veçantë që ka patur me të ëmën, teksa u shpreh se mbetet një model për të.

Leave a Reply