Mevlanin dhe Atdheun i ka harruar? Antonela i bën të pabërën djalit të ri, niѕin talljet: Të la si….

Antonela dhe Saimiri zhvilluan takimin e parë jashtë studios me njëri-tjetrin. Gjatë bisedës, Saimiri u shpreh i bindur se do të arrijë ta bëjë për vete Antonelën.

Madje, nuk munguan as çokollatat, që ai tha se i “jap çokollata të kuqe njerëzve të zemrës dhe ndjej se do të jesh në zemrën time”.

Megjithatë, në studio, ai foli i dyzuar, kur tha se “edhe ka, edhe s’ka kimi”. Antonela vendosi të bëjë një trajtim estetik anti celulit, gjatë takimit dhe Saimiri e priti jashtë. Ky veprim i saj u komentua nga konkurrentët e tjerë si “veprim i ulët i Antonelës”. “Të la si zar, prite gjysmë ore, u tall me ty”, tha Sara.

Këtyre kritikave, Saimiri nuk ngurroi t’i përgjigjej: “E di unë çfarë bëj, është puna ime, takimi im”.

Leave a Reply