Mevlani e thotë me plot gojën në sy të të gjthëve: Lediana nuk ia vlente, nuk e kam dashur kurrë (video)

Një nga çiftet më të përfolura të show bizit shqiptar kanë qenë padyshim Lediana dhe Mevlani. Është thënë shpesh në media që ndjenjat e tyre nuk ishin reale dhe për herë të parë ka reaguar publikisht Mevlani duke treguar të gjithë të vërtetat e tij në ‘Glamour Zone’.

Bazuar në faktin që Lediana ishte e pranishme në këtë emision përballë moderatores Ester Bylyku, me deklarata bombastike për Mevlanin, ai vendosi t`ia kthejë me të njëjtën monedhë në sezonin e tretë të ‘Glamour Zone’, që nisi mbrëmë .

Ester Bylyku: Ke rënë ndonjëherë në dashuri me shikim?

Mevlan Shaba: Vetëm një herë, por jo me atë që mendon ti. Është një vajzë me të cilën kam patur lidhje jashtë.

Ester Bylyku: Po nëse nuk e ke dashur Ledianën, cfarë ishte ajo që pa publiku shqiptar mes jush?
Mevlan Shaba: Ka qenë pëlqim, sepse e vlerësoja si person, por jo dashuri.
Ester Bylyku: A ke derdhur lot pas ndarjes me të?

Mevlan Shaba: Jo, më ka ardhur inat për mënyrën si erdhën gjërat por lot jo. /Oranews

Leave a Reply