Mevlani e bën publike nënës time nuk i pelqën asnjëra nga vajzat unë vetëm po …..


Nëse mendonit se mashkulli më i kërkuar nga vajzat në “Përputhen” është Fatjoni, Atdheu apo Andi e keni gabim. Rezulton se shumica e vajzave drejtohen tek Mevlani. Kush është Mevlani? Një emigrant që jeton jashtë vendit, ka disa muaj që po kërkon nuse në “Përputhen” dhe është gjithashtu këngëtar, që siç e pranon formati i ka dhënë edhe më shumë famë tek kjo pjesë.

Sapo hyri në studion e “Përputhen”, Mevlani shprehu pëlqimin për vajzën impulsive e të shkathët Shqipen, por historia mes tyre nuk zgjati shumë pasi Shqipja nuk e pa Mevlanin si partnerin ideal. Mevlani doli në takim edhe me Fiorelën, madje i dhuroi edhe arush e një letër dashurie, por as kjo nuk ishte e sigurt tek dashuria e tij.

Pas tyre, rradhën e kishte Melisa, me të cilën Mevlani pati një takim romantik e tentoi t’i rrëmbente një puthje. Por as me Melisën nuk zgjati për shumë sepse me të hyrë Sindi, Mevlani i drejtoi sytë tek ajo. Me Sindin, këngëtari vazhdon të ketë një marrëdhënie plot debate. Kush zihet, duhet! Po nejse këtë po e lëmë për herë tjetër sepse debatet mes tyre kanë kaluar deri në ofendime.

Sërish Mevlani nuk ka mbetur bosh sepse edhe vajza e re ia ka vënë syrin. Ledjana e ftoi sot në takim Mevlanin, duke nxitur diskutime në studio mes tij dhe Melisës. E teksa vajzat ziheshin, Mevlani bëri një deklaratë që na i tha të gjitha: Është ende i paqartë se kë pëlqen nga vajzat.

Leave a Reply