Mësuesja shpjegon mësimin me kostumin e anatomisë që tregon detaje ekstreme


Të dish se ku ndodhen me saktësi të gjitha pjesët e trupit të një njeriu, është si një mision i pamundur, ndërsa të mësosh se ku ndodhen ato është një lojë zbavitëse. Për shembull, shumë persona mund të ndihen konfuzë kur i pyet se ku ndodhen veshkat e tyre. Për zemrën e dimë të gjithë se është në krahun e majtë, por se ku me saktësi, shumë persona e ngatërrojnë.

Por, nëse keni një mësuese anaomie si Verónica Duque, gjithçka bëhet më e lehtë për t’u memorizuar. Ajo ka vendosur të veshë një kostum anatomie në të cilin duken qartësisht të gjitha pjesët e trupit dhe organet e njeriut. Në këtë mënyrë, mësimi bëhet më argëtues dhe i lehtë.

Human anatomy teacher

Duque është 43-vjeçare dhe ka një ekspriencë prej 15 vitesh në mësimdhënie. Ajo është bërë e njohur nga shumë persona në botë pasi i shoqi shpërndau në rrjetet sociale disa foto të mësueses, duke dhënë mësim. 43-vjeçarja është shfaqur para nxnënësve të saj, me këtë kostum të veçantë.

Sipas arsimares, në këtë mënyrë, secili prej nxënësve të saj e ka shumë më të lehtë të memorizojë pjesët krysore të trupit, pasi vizualizimi i gjithçkaje e bën atë gati të paharrueshme. E me sa duket, me këtë metodë, mësuesja ia ka dalë të tërheqë vëmendjen e studentëve.

Leave a Reply