Mësoni si të shikoni fiIxhanin e kafesë Тurke!


Aftësia e parashikimit të së ardhmes me shikim apo lexim të fi lxhanit rrjedh qysh nga Kina e vjetër. Gjegjësisht, në kohët e lashta, kinezët kanë lexuar të ardhmen nga filxhani, por jo nga filxhani i kafes por nga filxhani i çajit. Në Europë vëmendje të veçantë shikimit në filxhan i kanë kushtuar Romakët e vjetër, por edhe në Itali kjo traditë ka mbetur deri në ditët e sotme.

Në historinë më të re, kafja po bëhet pija më e përhapur dhe po e zëvendëson çajin, ashtuqë tani gati në të gjitha pjesët e botës e ardhmja lexohet nga kafja. Por, ne konsiderojme që shikimi i kafesë duhet të bëhet vetëm për argëtim , dhe të mos preokupohemi shumë se çda do të ndodhë në të ardhmen, sipas shenjave dhe figurave në filxhanin e kafesë! Për fillim duhet të mësojmë se si përgatitet kafe e vërtetë dhe çka na duhet për ‘parashikimin e së ardhmes’.

Nevojitet: filxhan (xhezve); gotë ovale pa dorezë; kafe turke. Na duhet kafe e fortë dhe e zier freskët. Sheqer, qumësht apo disa shtojca tjera janë të NDALUARA! Kafja pihet e nxehtë, deri sa nuk është fundërruar. Kur ta pini kafën dhe në filxhan mbetet pak fundërrinë, me dorë të majtë sillni filxhanin në mënyrë që fundërrina të shtrihet sa më mirë.

Me rëndësi është që këto lëvizje ti përsëritni 3 deri 7 herë. Filxhani rrotullohet i përmbysur me grykë poshtë (drejt tabllës) dhe ashtu lihet deri sa fundërrina të thahet pak. Nuk guxoni të jeni i padurueshëm dhe të ngritni filxhanin çdo moment, sepse mundë të prishni formën e figurave të mëparshme. Ditët ideale për shikimin në filxhan janë e martë dhe e premte, kurse e diela dhe festat nuk janë të përshtatshme.

Keni të drejtë në tri dëshira. Për ato të dashurisë është përgjegjës gishti i unazës, kurse për ato të punës ekskluzivisht gishti tregues. VËREJTJE: Për simbolet që në këtë listë nuk paraqiten duhet të shfrytëzoni aftësitë tuaja intuitive. Për shikim në filxhanin e kafesë, ju nevojitet edhe përvojë, sepse ekzistojnë simbole të cilët interpretohen ndryshe, në varshmëri nga ngjyra dhe pozita në filxhan!

Këtu po ju japim udhëzimin e shkurtër se si të shikojmë gjegjësisht, lexojmë nga filxhani.
Që të bëheni lexues i mirë i simboleve që përshkruhen nga kafja nëpër filxhan, ju nevojitet: -intuitë e mirë, -njohje e mirë e simboleve dhe natyrisht -pamje e mirë. Gjithashtu, duhet të njihni edhe ritualin e përgatitjes që në filxhan “të pasqyrohet” e tërë e ardhmja e juaj. Filxhanin duhet mbajtur në dorën e djathtë përderisa e pini kafën. Nevojitet që pjesa e mbrendshme të jetë e bardhë ashtuqë të dalloni më lehtë simbolet që formon fundërrina e kafes, të prisni pesë deri në dhjetë minuta që fundërrina të thahet. Në filxhan nuk guxon të shtohet sasi e re e kafes që të forcohen larat dhe as të preken.

Sipas disa metodave “për përgatitjet për leximin nga filxhani”, kafja duhet të pihet në tre apo shtatë fyta. Kjo varet nga përzgjedhja e juaj – mundeni por jo edhe patjetër të veproni ashtu (figurat në fund të filxhanit paraqesin personin apo shtëpinë e personit të cilit i lexohet filxhani. Figurat afër majës së filxhanit flasin se gjërat gati do të përmbushen. Figurat që dalin në vetë rrethin e filxhanit, tregojnë udhëtim apo ndërrim vendbanimi). Pasi ta pini, filxhanin kurrsesi mos e rrotulloni që fundërrina të mbulojë të gjizha pjesët e mbrendshme të filxhanit, por duhet të bëni vetëm lëvizje nga e djathta në të majtë dhe pastaj filxhanin ta përmbysni. E leni disa minuta që pikat e mbetura të kafes të kullohen në tabëll, letër apo tekstil.

Asnjëherë mos e thani filxhanin duke e shtypur disa herë në bazën thithëse, me këtë do të prishni formimin e figurave dhe linjave në skajin e jashtëm të filxhanit të cilat janë shumë të rëndësishme për parashikim. Lexuesi filxhanin e mbanë ashtu që dorëza të jetë nga ana e djathtë. GJEOGRAFIA E FILXHANIT Pjesa rreth dorëzës dhe ana e majtë nga dorëza paraqet personin të cilit i lexohet.
Ana e majtë nga dorëza deri te gjysma e anës së majtë të filxhanit është koha e cila aktualisht po kalon, çereku tjetër i anës së majtë nga dorëza është koha e cila aktualisht vjen, ana e djathtë nga dorëza është i dashuri, burri, gruaja. Më afër skajit të jashtëm të filxhanit janë e tanishmja dhe e ardhmja e afërt, kurse drejtë fundit të filxhanit është e ardhmja e largët. Vetë fundi i filxhanit paraqet zonën e pafatë.
KARAKTERISTIKAT E PËRGJITHSHME DHE PAMJA E FUNDËRRINËS SË KAFES
Nëse filxhani është i mbushur me figura të qarta të cilat formojnë reliev të pasur, do të thot se bëhet fjalë për personin i cili ka jetë mjaft dinamike apo është, ndoshta, në fazën e ngjarjeve të shumta.
Nëse filxhani është i mbushur me figura të imta dhe shumë precize, bëhet fjalë për person mendjemprehtë i cili e din saktë se çka bën. Çdo lëvizje e tij është e planifikuar.
Simbolet që gjenden në afërsi të dorëzës paraqesin ngjarjet të cilat do të ndodhin në shtëpinë e personit të cilit i lexohet. Disa lexues i shpjegojnë të gjitha figurat të cilat janë në anën e majtë të dorëzës si e kaluar e afërt në lidhje me shtëpinë, kurse figurat në anën e djathtë si e ardhme e afërt, gjithashtu në lidhje me shtëpinë.

Kurrsesi nuk guxoni të anashkaloni madhësinë e simboleve. Simboleve më të mëdha dhe të qarta duhet ti kushtoni më tepër rëndësi se atyre të imëta dhe vështirë të dukshme.
Nëse fundërrina e kafes në filxhan ngjyrë e kaftë e mbyllur, është e dendur, bëhet fjalë për person me vetëbesim.
Nëse fundërrina e kafes në filxhan ngjyrë e kaftë e çelë është e rrallë (tejdukshme), personi është sigurisht i shqetësuar dhe i pakënaqur. Në aspekt psikologjik, ai është tepër emocional dhe i ndjeshëm.
Nuk duhet të shqetësoheni nëse nuk do të keni sukses menjëherë në “shikimin në filxhan” – për ta përvetësuar këtë aftësi ju duhet kohë, durim dhe mjaft përvojë. Është shumë e rëndësishme ti lidhni figurat të cilat paraqiten në filxhan, natyrisht, varësisht nga rëndësia e tyre. Duhet të ushtroni, por nëse keni intuitë të mirë shumë shpejtë do të bëheni lexues i mirë i së ardhmes.
Në vazhdim të këtij teksti po ju japim një listë më të mirë, më të përhapur, më të gjatë dhe më të madhe figurash si dhe domethënien e tyre: Ajsberg – rr ezik, Akrobat – rre zik, tensionim, duhet gjetur siguri dhe mbrojtje më të madhe. Akuarium – pa kënaqësi me personin e dashur, ndonjë nga sëmundjet sezonale (ftohje, grip). Akullnajë – keni kujdes, para jush gjendet rrezik i madh. Anije – pasuri, përfitime, udhëtim i suksesshëm. Antenë – përmirësim i shpejtë i gjendjes shëndetësore të personit për shëndetin e të cilit interesoheni
Ark ivol – do të afroheni me një person të padëshiruar. Ar-më – rre zik apo zë. Avion – ky simbol nuk interpretohet si paralajmërim për udhëtim por si përparim, trashëgimi të pasurisë. Nëse avioni është i shtypur, bëhuni i kujdesshëm – ju kërc ënohet rre ziku

Bager – në javën e ardhshme do të zgjidhen shumë dilema. Figura është mjaft e ndërlikuar dhe shumë rrallë mundë të zbulohet në filxhan.
Bajonetë (thikë)– pafatsi e vogël. Bletë – sukses në shoqëri, takim, lajme të mira. Breg – paralajmërim i keq, vështirësi dhe pengesa në rrugën drejtë qëllimeve. Breshkë – dikush ju punon pas shpine. Rrugë e gjatë deri tek qëllimi. Bretkocë – ndryshime në punë. Keni shumë armiq. Bri – bollëk, përfitim i papritur. Brirë– rrezik në afërsi. Buf (hut) – skandal, gabim, në fund të filxhanit – shqetësim për para, pranë dorëzës së filxhanit – probleme, telashe në shtëpi. Buqetë lulesh – gëzim dhe kënaqësi, dashuri e gjatë. Burgi (turrjelë) – ju mungon pak këmbëngulje për të përfunduar punën që e doni shumë. Burim uji, çeshme – shëndet të mirë

Çajnik – takim me miqtë, shoqërim. Çantë e hapur – mund të ikni, nëse është e mbyllur – do të kapeni. Çekan – brengë, halle. Vëshir ësi të mëdha në jetë. Çelës – zgjidhje, hapje të mundësive të reja, sukses në fillim të punës. Çizme – mbrojtje nga dhimbja, fatke qësi, shkatërrim – do të bëni gabim. Mbrojtje, sidomos nga lodhja fizike dhe dhim bja

Dardhë – comfort, sukses financiar, do të trashëgoni pasuri. Dele – lumturi
Demi – gruas: joshje e dhun shme; mashkullit: përleshje me shoqen
Derë – keni mundësi të reja, shfrytëzoni ato. Derr – në fund të filxhanit – sëmundje e rëndë në familje, në pjesën e sipërme – telashe të mëdha. Dërrguc – fitime, mirëqënie, lakmi e mundshme. Deve – udhëtim i suksesshëmshpejtësi, lajme të mira. Dhelpër – shok i pasinqertë, jo besnikëri. Dhëmb – do t’ju prijë e keqe në të ardhmen. Diell – sukses në fillim të punës, siguri, lumturi, pushtet. Fat i madh Dimër – mjerim, sëmundje. Dorë – shoqëri. Nëse dora është e hapur – shoqëri, nëse është e mbyllur – grindje. Dorëza – sfidë e madhe
Dragua – e kaluara nuk ju len rehat. Është koha për zgjidhjen e problemeve të cilët janë fshehur kohë të gjatë. Dritare – e hapur, lumturi ndërmjet shoqërisë, e mbyllur – dëshpërim nga shoqëria. Drunj – keni shokë të mirë, do të ju plotësohet dëshira. Dry – i hapur – befasi, i mbyllur – brenga. Dylbi – probleme për shkak të fs hehjes, për ndonjë sekret

Elefant – përfitim i madh, vonesë në sukses. Jeni shumë të dashuruar dhe kjo dashuri do t’ju kthehet me të mirë. Enë – dasëm
Engjëll – ngjarje e gëzuesshme në shtëpi, lajme të mira

Leave a Reply