




Ana dhe Elvisi kanë zhvilluar disa takime bashkë, por ai i fundit duket se nuk shkoi ashtu siç duhet pasi Elvisi zgjodhi të kërcente me Sindin në ditën që transmetohej takimi i tyre. Kjo gjë e acaroi shumë Anën e cila shpërtheu me komente ndaj tij.




Edhe pse takimi i tyre nuk shkoi ashtu siç duhet, ata vazhdojnë me thumbat dhe ‘kunjat’ për njëri-tjetrin edhe ditëve të tjera. Ndërkohë mbrëmjen e kaluar Elvisi i habiti të gjithë kur tha se tani do të vazhdojë emisionin vetëm për Sindin, duke shprehur hapur pëlqimin ndaj saj dhe kjo e fundit kishte një pëlqim të ndërsjellë për të.
Një deklaratë e tillë erdhi pas përballjes mes Anës dhe Sindit, ku kjo e fundit e akuzoi Anën se ka diçka jashtë, duke thënë se për momentin nuk ka prova. Vetë Elvisi ka ndarë në InstaStory foto nga momenti i deklaratës dhe përqafimit të tij me Sindin, ndërkohë Ana ishte pranë tyre duke i vështruar.




Krahas postimit, konkurrenti ka thumbuar Anën: “Merre me lëng, se mishi mbaroi.”- ka shkruar ai.