




Andi dhe Melisa dy personazhet e njohura të Përputhen, për të cilët u fol se ishin në një lidhje sekrete dashurie gjatë programit, vazhdojnë të mbajnë lidhjen “shoqërore”.
Ndërkohë që tashmë asnjëri prej tyre nuk është më në këtë program, Melisa është ajo që theu cdo pritshmëri me projektin e saj të fundit.




Në videon e publikuar në Instagramin e bukuroshes, Melisa shfaqet shumë provokuese duke kërcyer, në një videoklip, teksa shkruan që të rrimë gati për projektin që do hedh në treg shumë shpejt.




Fill pas publikimit të kësaj video, ka reaguar edhe Andi, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, i cili komenton performancën e saj duke shkruar “yyy nami nami nami”. /albeu.com/