“Melisa më dërgonte video”, Ardit Çuni tregon si është njohur me vajzën e “Përputhen”


Këngëtari Ardit Çuni tërhoqi vëmendjen pak kohë më parë pas disa fotove me Melisën, krahas të cilave me humor shkruante: “Për një kafe”, duke ju referuar sherrit të famshëm midis Melisës dhe Sindit në emision.

Arditi festoi më pas 25 vjetorin e ditëlindjes ku nuk munguan disa nga vajzat e “Përputhen”, mes të cilave edhe Melisa.
Gjatë një interviste për “Prive” me 5 datat e tij më të rëndësishme, Arditi u ndal edhe tek raporti me Melisën.

Ai tha se atë e njihte që më parë se të hynte në emision, pasi ajo i dërgonte shpesh video duke kërcyer këngët e tij.
Arditi thotë se Melisa është një vajzë shumë e mirë.

Më pas ai u njoh edhe me Anën dhe Tean, të cilat gjithashtu ishin në 25 vjetorin e tij.

Leave a Reply