Melisa i kushton këngë, Andi konfirmon publikisht lidhjen


Prej kohësh përflitet se Andi dhe Melisa janë bashkë e dyshja me veprimet e fundit duket se po i konfirmon thashethemet. Melisa ka zbuluar sot se shumë shpejt do të rikthehet me një këngë të re.

“E ti po m’don A?”, shkruan ish-konkurrentja e “Përputhen” dhe menjëherë fansat kanë nisur të komentojnë se ajo “A-ja” është për Andin.

Ky i fundit duket se e ka konfirmuar me stil me komentin e tij.

“Ai Astriti djalë i mirë”, i shkruan Irkenc Hyka, me të cilin Melisa ka bashkëpunuar për këngën e re. “Po Festim edhe unë këtë mendim kam”, ia kthen Andi shoqëruar me një emoji që shkel syrin.

Kujtojmë që së fundmi është përfolur se Andi e Melisa i kanë dhënë fund beqarisë megjithatë pa konfirmimin e dyshes, lajmi për një fejesë mbetet ende në kuadrin e thashethemeve.

Leave a Reply