Mediat gjermane: Albin Kurti është drejt fitores në Kosovë!


Kosova ka mbajtur zgjedhjet e pesta parlamentare pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Shumë media ndërkombëtare kanë raportuar për zgjedhjet në vendin tonë duke iu referuar exit-poll si dhe rezultateve të para të publikuara të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Reuters shkruan se “partia anti-establishment, Vetevendosje parashikohet të fitojë në zgjedhjet parlamentare të së dielës, tregoi një sondazh”.

“Me të përfunduar orari zyrtar i mbylljes së qendrave të votimit, shumë institute dhe organizata joqeveritare publikuan sondazhe, apo exit pooll-e, duke paraqitur përqindje të partive dhe ulseve të fituara në kuvend. Këto informacione janë jo zyrtare, ndërsa nga të gjitha matjet e tyre e shpallin fituese Lëvizjen Vetëvendosja të udhëhequr nga Albin Kurt”, raporton deutschewelle

Leave a Reply