




Njëra nga kandidatet më të përfolura në Përputhen, Melisa mbrëmë është larguar nga emisioni, raporton Gazeta Express.
Melisa doli nga Përputhen duke bërë të ditur se po e pengojnë akuzat që iu janë drejtuar së fundmi nga publiku por edhe nga konkurrentët.




Vetë ajo e ka mohuar se ka ndonjë lidhje me Andin.
Por, këtë të fundit e ka provokuar pak një ditë pasi doli nga emisioni përmes Instagramit.
Ajo e ka publikuar një video ku shihet me një kapelë ngjyrë rozë.




Pikërisht për një kapelë të njëjtë që e bartën Andi dhe Melisa nisën dyshimet se dyshja mund të jenë në lidhje.
Ajo ka thënë se kësaj here e ka marrë pink kapelën që të kujdeset mos t’ia dhurojë askujt.
Pas këtij provokimi të Melisës ka reaguar edhe Andi.




“Mos…. na hape punë tani”, ka shkruar ai në Instagram./GazetaExpress/