Me foton e rrallë me bikini, Loredana ndan momentet e bukura me Hanën dhe paralajmëron këngën e re

Loredana dhe Mozzik janë në qendër të ndjekësve, pasi njoftuan ribashkimin e tyre.

Çifti surprizuan fansat me këngën “Rosenkrieg”, e ila për tre javë ka arritur mbi 9 milionë shikime në “Youtube”. Por, duket se këtë verë një tjetër hit do të vijë nga Loredana dhe Mozzik.

Artistja ka ripostuar një ‘story’ të Mozzik në “Instagram”, që pyet “a e gjuajmë edhe një”. “Javën tjetër?” ia kthen Loredana dhe fansat mendojnë se ky është paralajmërimi për lancimin e radhës.

Ndërkohë, këngëtarja ka kaluar një ditë relaksi, me vajzën e saj, Hanë, në kopshtin e shtëpisë. Vajzat e kanë shijuar kohën me njëra-tjetrën, teksa Hana rritet dita ditës.
Kohët e fundit, prindërit nuk ia kanë kursyer ndjekësve fotot e ëmbla të Hanës.

Leave a Reply